Ballina Artikuj Çfarë është ritmi qarkullues, ora e brendshme e trurit?!

Çfarë është ritmi qarkullues, ora e brendshme e trurit?!

Nëqoftëse e ke vënë re gjatë ditës, në orë të caktuara, ndihesh ose plot energji ose i përgjumur.

Për këtë, ke ritmin qarkullues për të falënderuar. Pra, çfarë është ritmi qarkullues? Ritmi yt qarkullues është një orë e brendshme që punon në prapaskenën e trurit dhe qarkullon me intervale të rregulltames përgjumjes dhe vigjilencës. Njihet edhe si cikli juaj i gjumë/zgjim-it.

Për më të shumtën e të rriturve, rënia më e madhe e energjisë ndodh ne mes të natës, gjatë gjumit të thellë (diku rreth orës 2:00 dhe 4:00) dhe menjëherë pas vaktit të drekës (rreth orës 13:00 dhe 15:00).

Këto orare mund të jenë të ndryshme nëqoftëse je një buf nate apo një tip mëngjesi. Gjithashtu, nuk do t’i ndjesh aq shumë uljet dhe ngritjet e ritmit tënd qarkulluesnë kohën që je në gjumë.

Por kur ke mungesë gjumi, do të vësh re luhatjet më të mëdha të përgjumjes apo vigjilencës.

Ritmin tënd qarkullues e kontrollon një pjesë e hipotalamusit (pjesë e trurit). Kjo do të thotë se, faktorët e jashtëm si drita dhe errësira mund ta ndikojnë.

Kur është errësirë, gjatë natës, sytë e tu i dërgojnëshenjë hipotalamusit se është koha për tu ndjerë i lodhur. Truri yt pastaj, i dërgon shenjë trupit për të lëshuar melatoninë, e cila e bën atë të ndjejë lodhje.

Prandaj, ritmi yt qarkullues përkon me ciklin e ditë/natës (gjithashtu pse të qendruarit zgjuar gjatë natës dhe fjetja gjatë ditës është kaq e vështirë për punëtorët e turnit të tretë).

Ritmi yt qarkullues punon më mirë kur ke orare të rregullta gjumi, si rënia në gjumë dhe zgjimi në mëngjes rreth së njëjtës orë, ditë pas dite (përfshirë fundjavat).

Kur futen gjëra të tjera në mes, si ndikimet e pas-fluturimit (jet lag), ndërrimi i orës ose një program në TV, i cili të lë pa gjumë deri në mëngjes, mund të ta çrregullojnë ritmin qarkullues dhe të të bëjnë të ndihesh çuditshëm dhe ta kesh më të vështirë të përqendrohesh.

Ritmi yt qarkullues ndryshonme rritjen tënde dhe me kalimin e kohës, mund të mos kesh më të njëjtin cikël gjumë/zgjimi si bashkëshorti, fëmija apo prindi yt.

Por, sa më shumë vëmendje t’i kushtosh trupit tënd,sa më shumë t’i vësh re ndjenjat e vigjilencës dhe përgjumjes dhe sa më shumë kohë të shpenzosh për të ndërtuar një gjumë të mirë, aq më mirë do ta bësh dremitjen dhe aq më mirë do të ndihesh./Mesazhi/

Exit mobile version