Psikologjia sociale është një përpjekje për të kuptuar sesi ndikohen mendimet, ndjenjat dhe sjellja e njerëzve nga prania aktuale, e imagjinuar dhe e nënkuptuar e të tjerëve.
Psikologjia sociale është një shkencë sociale dhe sjell-ore dhe si e
tillë ajo e vë theksin mbi individin. Pra, ajo përqendrohet kryesisht në bashkëveprimet ndër-personale dhe në ndikimet që ushtrojnë njerëzit mbi individin.
Çdo ditë ne krijojmë përshtypje për njerëzit që takojmë. Pasi ndahemi me ta, dalim në përfundime dhe gjykojmë në se na pëlqejnë apo jo njerëzit e panjohur që takuam dhe biseduam.
Përshtypjet që zënë fill që në takimin e parë kanë të bëjnë me mënyrën e të sjell-urit, shkallën e kulturës që zotëron bashkëbiseduesi, shikimi në sy kur bisedon me të etj.
Ne i formojmë ose i ndryshojmë qëndrimet tona përmes përvojave dhe
bashkëveprimeve me njerëzit e tjerë.
Psikologjia sociale merret gjithashtu me ndikimet që ushtrojnë grupet mbi anëtarët e tyre.
Nëse ndjekim me vëmendje nxënësit gjatë përgjigjeve që japin në orët e mësimit disa prej tyre udhëheqin diskutimet dhe bëhen lider duke i drejtuar diskutimet sipas interesit të tyre.
Sears dhe kolegët e tij në vitin 1988 trajtuan pesë teoritë kryesore që sundojnë aktualisht në psikologjinë sociale: teorinë e të mësuarit dhe atë konstitutive, teorinë motivacion-ale, sociologjike dhe atë biologjike.
Teoria e të mësuarit social thotë se sjellja sociale është e mësuar dhe ruhet përmes proceseve të vëzhgimit, imitimit, dhe përforcimit dhe se sjellja e mësuar ka lidhje të veçantë me agresivitetin.
Teoria kognitive e vë theksin mbi të menduarit dhe gjuhën dhe është e rëndësishme kur diskutohen ndikimet e tyre mbi mënyrën si krijohen përshtypjet dhe qëndrimet.
Teoria motivacion-ale e vë theksin te nevojat dhe dëshirat dhe ka të bëjë me përcaktimin e ndikimit social mbi sjelljen.
Teoria sociologjike e shikon sjelljen si një proces grupor. Teoria biologjike thotë se njerëzit kanë disa prirje të lindura të cilat bëjnë që ata ose të sillen në mënyrë agresive ose t’i ndihmojnë të tjerët.
Shumica e njerëzve kanë një aftësi të habitshme për të njohur dhe reaguar ndaj anëve të rëndësishme të personalitetit të dikujt tjetër.
Na ndodh që kur takojmë persona për herë të parë dhe në fund të takimit nxitojmë të përcaktojmë me anë të procesit të formimit të përshtypjeve nëse e pëlqejmë atë ose jo.
E njëjta gjë ndodh dhe kur marrim një informacion të pjesshëm për një person shkrimtar, piktor, muzikant apo çfarë do qoftë ai, ne përpiqemi të mbushim boshllëqet për të krijuar përshtypjen tonë rreth personit që na intereson duke grumbulluar sa më shumë informacione rreth personit që interesohemi.
Procesi i perceptimit të personit ka të bëjë me përdorimin e informacionit që grumbullojmë për të formuar përshtypje për njerëzit dhe për t’i vlerësuar ata.
Personat që udhëtojnë për qëllime pune në vende të tjera përgatiten dhe studjojnë historinë e vendit që do vizitojnë me qëllim që kur të bisedojnë të tregohen të kujdesshëm dhe të lënë përshtypje te bashkëbiseduesi, sikundër ndodh dhe me pritësin që mundohet të dijë sa më shumë rreth vendit nga vjen personi që do takojë.
Për të përcaktuar se çfarë ka më shumë rëndësi në formimin e përshtypjeve që veprojnë për një kohë të gjatë, përshtypja e parë apo përshtypja e fundit, sociologët mendojnë se fjalët e para që dëgjojmë për personin që interesohemi ndikojnë më shumë mbi perceptimin dhe sjelljen tonë ndaj tij.
Kjo na ndodh shpesh dhe ne mësuesve kur transferohemi nga një shkollë në shkollën tjetër.
Përshtypjet e para që krijohen që në takimin e parë me nxënësit apo dhe kolegët ndikojnë mbi sjelljet tona. Prezantimi i parë është themeli i njohjes që krijon bazën e të sjell-urit në shoqëri.
Veçori e njerëzve është se, kur krijojmë një përshtypje të përgjithshme për një person tjetër ende pa e njohur mirë, priremi ta interpretojmë gjithë informacionin për atë person në përputhje me përshtypjen tonë të përgjithshme.
Por, ndodh dhe të zhgënjehemi, prandaj njerëzit nuk duhet të shpejtohen në dhënien e opinionit të përshtypjeve me personin tjetër që në takimin e parë.
Në përgjithësi njerëzit priren të shfaqin pre-dispozicion në perceptimin e personit dhe këtë e bëjmë duke bërë më shumë vlerësime pozitive sesa negative.
Ne simpatizojmë njerëz dhe kështu i vlerësojmë ata më lartë kur janë individ sesa kur janë grup.
Një faktor tjetër që ndikon në formimin e një përshtypje për dikë është edhe paraqitja e jashtme fizike e personit, mënyra se si vishet, si krihet etj.
Ky person që vishet bukur dhe zotëron potencial intelektual, pëlqehet nga shumë njerëz, qofshin femra apo meshkuj. Mos harrojmë se veshja bukur, higjiena trupore dhe paraqitja fizike janë element që një person të gëzojë respekt në rrethin shoqëror ku ai jeton dhe punon.
Psikologët mendojnë se njerëzit e bukur perceptohen edhe si njerëz më inteligjentë.
Përvoja na tregon se shumë herë ne duam të dimë nëse sjellja e një personi shpjegohet me shkaqet të jashtme apo të brendshme.
Njerëzit kanë shumë tipare të përbashkëta, por ne jemi të prirur të përqendrohemi në tiparet e ndryshme ose të papërsëritshme.
Në përgjithësi njerëzimi është i prirur të përqendrohet në ato sjellje që kanë një motiv që mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm.
Një zbulim interesant është se, gabimi themelor i cilësimit është i vërtetë vetëm kur vëzhgojmë të tjerët, por jo kur perceptojmë sjelljen tonë personale.
Ne jemi të prirur ta shpjegojmë sjelljen e njerëzve të tjerë me shkaqe të brendshme, ndërsa sjelljen tonë ia atribuojmë shkaqeve të jashtme.
E thënë ndryshe jemi të prirur ta shpjegojmë suksesin me shkaqe të brendshme dhe dështimin me shkaqe të jashtme.
Psikologët argumentojnë se askush nuk ka lindur me qëndrime të gatshme.
Ata dyshojnë se përvojat e fëmijërisë së hershme lidhen me formimin e qëndrimeve, megjithëse përvojat e mëvonshme mund t’i ndryshojnë dhe, disa herë madje në mënyrë radikale.
Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nevojë të madhe për miratim social do të binden më shpesh, sepse ata duan që të pëlqehen nga të tjerët.
Në përgjithësi njerëzit më inteligjentë do t’i rezistojnë më shumë përpjekjeve për t’u bindur sesa ata që janë më pak inteligjentë.
Disa njerëz janë në gjendje t’i injorojnë mospërputhjet, të paktën deri në një farë shkalle, kurse shumica e njerëzve që kanë dy ide të papërputhura psikologjikisht do të përjetojnë mospërputhje konstitutive. Mospërputhja kognitive është një gjëndje psikologjike e pakëndshme që karakterizohet nga tensioni dhe konflikti.
Po ç’është paragjykimi? Paragjykimi është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negative ndaj dikujt ose diçkaje.
Paragjykimet nuk i përshtaten me lehtësi informacionit ose përvojave të reja, përkundrazi faktet e reja ose modifikohen për t’u përshtatur modelit ekzistues të paragjykimit ose injorohen. Shkaqet e paragjykimit janë të shumta.
P.sh. njerëzit pëlqejnë më shumë ata me të cilët ngjajnë ose me ata me të cilët mendojnë se ngjajnë në paraqitje dhe në mendime.
Një burim tjetër i paragjykimit është reciprociteti i qëndrimeve në komunitetin ose skulbturën ku rritet njeriu.
Shumë nga paragjykimet që bazohen në kulturë transmetohen te fëmijët e vegjël nga prindërit, fqinjët, bashkëmoshatarët, shkolla, mjetet e informimit, e nga faktorë të tjerë.
Një nga qëllimet e rëndësishme të psikologjisë sociale është të kuptojë bashkëveprimin social dhe të nxisë njerëzit ta ndihmojnë më shumë njëri-tjetrin./Mesazhi/