Microsoft ka bashkëpunuar me Acer, Asus, Dell, HP dhe Lenovo krahas prodhuesve të çipeve si AMD, Intel dhe Qualcomm. Laptopët e parë Copilot+ kanë dalë në shitje tashmë dhe fillojnë prej 999 dollarë.
Prej disa muajsh është raportuar se Microsoft po punonte në kompjuterët AI. Në evenimentin vjetor Build, kompania zbuloi vizionin e saj.
Microsoft do ti quajë këto kompjuterë, Copilot+ PC dhe sipas CEO-s Satya Nadella ato janë një kategori e re kompjuterësh Windows.
Ato përmbajnë harduerë të dizajnuar për të kryer proceset AI të Copilot lokalisht dhe jo në cloud. Si rezultat çipet e tyre kanë një NPU (Neural Processing Unit) dhe prodhues si Qualcomm i kanë integruar në çipet e tyre më të fundit si Snapdragon X Elite.
Microsoft ka bashkëpunuar me Acer, Asus, Dell, HP dhe Lenovo krahas prodhuesve të çipeve si AMD, Intel dhe Qualcomm. Laptopët e parë Copilot+ kanë dalë në shitje tashmë dhe fillojnë prej 999 dollarë.
Çfarë është një kompjuter Copilot+?
Është një sistem i aftë të ofrojë të paktën 40 TOPS performancë përmes NPU-s, vjen me të paktën 16GB RAM dhe 256GB hapësirë. Qualcomm pretendon se çipi Snapdragon X Elite ofron 75 TOPS.
Kompjuterët Copilot+ janë deri në 58 përqind më të shpejtë sesa MacBook Air me çipin M3 sipas Microsoft dhe ofrojnë deri në 22 orë jetëgjatësi duke luajtur video lokalisht ose 15 orë duke shfletuar në ueb.