Nata e Kadrit është natë shumë madhështore , por ajo nuk është më madhështore se vet Libri i Zotit-Kurani që për shkak të tij, ajo Natë e fitoi madhështinë e saj! Ajo Natë matet në vlerë vetëm me netët,muajt e kohët tjera dhe e tejkalon vlerën e 1000 muajve tjerë që nuk e kanë këtë Natë. Por, kjo Natë nuk mund të peshojë më shumë se sa Libri e Porosia e Fundit e Zotit për njeriun, e cila pa dilemë se e mbipeshon çdo kohë e çdo natë!
Allah na mundëso ta jetësojmë Librin Tënd që e ke zbritur në këtë Natë, pastaj na mundëso ta arijmë edhe vlerën e begatinë e madhështore të kësaj Nate!
Prof. Driton Arifi