Islami tek shqiptarët ka rrënjë të palëkundura, prandaj çdo përpjekje per ta dobësuar atë është e dështuar.
Secili është i lirë të besojë kudo e në çfarëdo, por askush, madje as disa medie, nuk kanë të drejtë ta përdorin këtë liri për sulme ndaj Islamit, ndaj shqiptarëve myslimanë, apo edhe për tentim përçarjesh e nxitje të urrejtjes ndër-shqiptarë, sidomos në Kosovë. Këtë nuk mund ta arrijnë edhe pse mundohen, sepse kjo ngjarje konvertimesh e “Lëvizjes misionare të Deçanit” është aq çështje e vockël saqë gjurmët e saj nuk shihen askund “fatkeqësisht”.
Kushdo le të rrijë, e kushdo le të shkojë ku të dojë, por secili duhet ta dijë se fe e parë e njerëzimit është Islami, bazë dhe natyrshmëri njerëzore, që mos të thotë dikush mandej: – “nuk e kam ditur”.
Të parët tanë u treguan të mençur e të urtë kur asokohe u kthyen në bazë, prandaj ne ruajmë dhe respektojmë ata, e nuk i përbuzim, por nëse disa duan diçka tjetër, atëherë le ta marrin. Të tillët i numëron në gishta, por ata e disa medie ekzagjërojnë kur e bëjnë “mizën buall” qoftë me numrin e tyre apo edhe me pompozitetin mediatik, i cili pa dyshim është misionarë e tendencioz.
Zoti i botëve na ftoi tek Ai me fjalët:
“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër (në Islam), natyrën bazë, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Nuk ka ndryshim të krijimtarisë së Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”
(Kuran, Err Rrum: 30)
Prof. Adnan Simnica