Zbatimi i marrëveshjes do të garantohet nga Katari, Egjipti dhe SHBA.
Faza e parë
Në fazën e parë, që zgjat gjashtë javë, Hamasi do të lirojë 33 pengje izraelite, duke përfshirë fëmijë, ushtare femra, civilë dhe burra mbi 50 vjeç.
Në këmbim, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare femër dhe 30 për çdo peng civil.
Më pas, Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe fëmijët nën 19 vjeç që ka mbajtur nga Rripi i Gazës, që nga 7 tetori 2023.
Izraeli gjithashtu do të lejojë gradualisht palestinezët e paarmatosur të kthehen në veri të Rripit dhe do të lejojë një rritje të ndihmave në enklavën deri në 600 kamionë në ditë.
Faza e dytë
Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e mbetur të gjallë, kryesisht ushtarë meshkuj, në këmbim të lirimit të më shumë palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Izraeli do të niste “tërheqjen e plotë” të tij nga Gaza, duke përfshirë nga Korridori i Filadelfit, zona kufitare midis Egjiptit dhe enklavës palestineze.
Faza e tretë
Nëse plotësohen kushtet e fazës së dytë, trupat e pengjeve të mbetur do të dorëzohen në këmbim të një plani rindërtimi tre deri në pesë vjeçar që do të kryhet nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. /mesazhi