Produkti me origjinë që në lashtësi përdoret nga të gjitha grupmoshat në botë
Prej vitesh tashmë 30 shtatori është një dite e dedikuar për Chewing Gum. Ky produkt prej dekadash tashmë ka hyrë në kulturën dhe kostumet e gjithë botës duke u konsideruar një simbol argëtimi, lirie, apo dhe trasgresioni, në versionin bubble, pra poçat e famshëm shumëngjyrësh aq të dashur në adoleshencë. Por edhe në format të tjera më të vogla, si tablet, apo me mente për higjienë, por edhe një pafundësi shijesh të tjera, që e bëjnë një produkt me përdorim gjithnjë e më të gjerë.
Por, nga e ka origjinën?
Chewing gum ka origjinë të lashtë, për të cilën flet edhe Hipokrati rreth 2400 vite më parë. Fjala mbërrin nga masticha, ose një material i dylltë që mbërrin fillimisht nga ishulli grek Chios. Por çamçakëzi modern, i mirëfilltë, doli në shitje në vitin 1848 në SHBA nga John B. Curtis. Ishte një përzierje prej rrëshirës së pishës dhe dyll bletësh, një recetë e përdorur më parë nga indianët e Amerikës, të cilët e quanin cicles, term që përdoret shpesh në gjuhet neolatine, e që ka domethënien e një gjëje të ngjitshme.
Rreth vitit 1866 një njujorkez Thomas Adamas, përmirësoi produktin, ku rëshirat e pemëve i zieu, për t’i zbutur, e pas ftohjes i preu, ambalazhoi, pa shtuar asnjë aromë. Ishte viti 1871 që solli shijen e parë që iu shtua, dhe ishte liquirizia, bimë e njohur. Më pas rreth viteve 1920 do të eksperimentoheshin shijet e tjera me fruta dhe mente, por përhapja që nisi rreth këtyre viteve nuk u pranua në të gjithë vendet.
Madje në Britaninë e Madhe u hartuan ligje që ndalonin përdorimin, edhe si shenjë për t’i rezistuar amerikanizmit të kulturës. Por nga SHBA, në vitin 1928 lindi Bubble Gum, ngjyrë pink, pra rozë e fortë, e me të cilën mund të bëheshin poça të mëdhenj, dhe që është ajo që sot të gjithë njohim, duke shënuar lindjen e një embleme.
Sot përbërja e saj ka ndryshuar dhe është zëvendësuar me çamçakëzin arabik që nuk ngjitet nga acidet e stomakut, por janë shtuar edhe polimere sintetike jo të biodegradueshme dhe që nuk shkrihen në ujë.
Por çfarë i ndodh organizmit nëse padashje e përcjellim një çamçakëz, që është edhe një ndër fobitë e të gjithë fëmijeve. Nuk ndodh asgjë, por në sasi të mëdha mund të shkaktojë bllokim të traktit tretës, dhe në raste specifike të fëmijëve shumë të vegjël mund të duhet ndërhyrja kirurgjikale.
Mbi këtë produkt, që shpesh herë është edhe farmaceutik dhe etiketohet në të tila raste si funksional, ka patur ndër vite edhe studime. Një ndër to e cilëson si stimulues të fluksit të gjakut në tru dhe në rritje të inteligjencës, pasi përtypja e vazhdueshme shton gjallërinë mendore, por edhe të kontrollit të lëvizjeve, duke sjellë përmirësim në performancat konjitive, si një përqendrim më të lartë, sipas studimeve japoneze në këtë fushë.
Por nga ana tjetër shton dëshirën për konsum të ushqimeve jo të shëndetshme, mund të sjellin probleme gastrointestinal, apo ndonjëherë dhe dhimbje koke tek adoleshentët, pa përmendur sasinë e ëmbëlsuesve dhe ngjyruesve të përdorur në fabrikimin e tyre.
Një tjetër problem që të gjithe e kemi hasur të paktën njëherë në jetë është ngjitja e çamçakëzit në flokë, apo veshje. Në rastin e flokëve mund të hiqet me gjalp kikirikësh, ndërsa nga veshjet mjafton të vendoset rroba në sirtarin e ngrirjes së frigoriferit, për ta hequr më pas me lehtësi.
Aktualisht në botë është një produkt që përdoret gjerësisht, me një faturim total të këtij biznesi prej 3 mld euro në vit. Në Singapor ndërkohë është e ndaluar shitja dhe importi i Chewing Gum, që prej vitit 1992, për shkak të pastërtisë, dhe për të mos patur këtë produkt nëpër rrugë, kopshte, lulishte etj. E vetmja gjë e lejuar është të shitet prej vitit 2004 në farmaci me recetë mjekësore dhe me efekte terapeutike, por natyrisht është rreptësisht e ndaluar të flaket në rrugë apo vende publike.