Për shumicën prej nesh, përdorimi i deodorantit është bërë një rutinë e zakonshme, që rrallë ndalemi të mendojmë se çfarë ndikimi ka ai në trupin tonë.
Të gjithë e dimë se deodoranti largon erën e keqe të trupit, që shkaktohet si pasojë e djersitjes. Por, ajo çfarë nuk e keni ditur është mënyra e saktë se si deodoranti vepron në trupin tonë.
Deodoranti vret bakteret që shkaktojnë kundërmim
Besojeni apo jo, djersa nuk ka erë. Në fakt, siç edhe tregoi Huffington Post në një artikull për deodorantët, djersa në vetvete është pa erë. Era e keqe nga djersët shkaktohet kur disa baktere sulmojnë një nga llojet e djersëve në lëkurën tuaj. Pasi që deodoranti përmban efekte antibakteriale, ai është në gjendje që t’i vrasë këto baktere që shkaktojnë erën e keqe, dhe kështu ju të keni një erë të pastër.
Deodoranti nuk ju mbron nga djersët
Deodoranti ju ndihmon që të mbani nën kontroll erën e keqe të trupit, por nuk i pengon gjëndrat e djersëve të kryejnë punën e tyre. Nëse dëshironi të ndaloni djersitjen, ekzistojnë disa antipersiprantë të cilët e bëjnë këtë për ju.
Deodoranti mund të ndryshojë bakteret në trupin tuaj
Siç kishte raportuar LiveScience në shkurt, përdorimi i antiperspirantëve dhe deodorantëve mund të ndryshojë mikrobiomin e lëkurës.
Lidhja mes deodorantit dhe kancerit në gji nuk është vërtetuar ende
Ndoshta i keni dëgjuar disa njerëz duke thënë se gratë të cilat përdorin rregullisht deodorant janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit. Përderisa kjo nuk është vërtetuar ende nga mjekësia, ajo çfarë dimë deri më tani është se përbërësit në deodorantë kanë treguar se kanë efekte në hormone, dhe që potencialisht mund të promvojnë rritjen e qelizave të kancerit në gji.
Kështu që, nëse përdorni deodorant, nuk keni nevojë që ta hidhni atë – për shkak se pretendimet se shkakton kancer në gji nuk janë vërtetuar ende.