Ballina Artikuj Çështjet themelore që ndërtojnë ose ndryshojnë personalitetin

Çështjet themelore që ndërtojnë ose ndryshojnë personalitetin

Një komb që dëshiron të ngrihet nga gjumi i gjatë, duhet të ngrihet me forcë dhe vendosmëri të hekurt, dhe nuk ka kohë të harxhojë për çështje të parëndësishme dhe të kota.

  1. Ndërtimi ideor i individit (bindjet, mendimet dhe besimi)
    Ndryshimi i bindjeve dhe mendimeve të një personi është mënyra më e thellë për ta ndryshuar plotësisht atë. Nëse bindjet e tij ndryshojnë, ndryshon edhe të menduarit e tij, pastaj fillon të sillet në përputhje me personalitetin i tij, të ndikuar nga ky ndryshim.
    Në bindje përfshihen sidomos parimet dhe vlerat, ku ne duhet ta përqendrojmë pjesën më të madhe të vëmendjes sonë në burimet e bindjeve tona, nga ku nxjerrim parimet dhe vlerat tona. Besimi, mendimi, vlerat dhe bindjet janë ndër temat më të rëndësishme sot, që duhet të diskutohen në thellësi dhe me pjekuri.
  2. Interesimet
    Një komb që dëshiron të ngrihet nga gjumi i gjatë, duhet të ngrihet me forcë dhe vendosmëri të hekurt, dhe nuk ka kohë të harxhojë për çështje të parëndësishme dhe të kota. Ne duhet t’i nxisim vajzat dhe djemtë tanë t’i kushtojnë vëmendje kulturës, fesë dhe shkencës derisa të përgatiten. Le të bëhen gra dhe burra të mëdhenj të së ardhmes që do të jenë pjesëmarrës në ndërtimin e shtetit, civilizimit të dëshiruar.
    Ne kemi një epërsi në ndryshimin e interesave të fëmijëve tanë nëse fillojmë të ndryshojmë interesat tona, për një baba i cili punon para fëmijëve të tij me kulturë dhe nderë, ndjekja e botimeve dhe leximet shkencore, është e nevojshme në një mënyrë ose në një tjetër, të përcjellë këtë interes te fëmijët e tij, sikur nënat që udhëzojnë, këshillojnë dhe kujdesen për moralin e mirë; ato janë modeli më i mirë, që vajzat e tyre të jenë si ato.
  3. Zgjedhja e shembëlltyrave
    Natyra njerëzore instiktivisht imiton ata që janë përreth tij, sidomos në mënyrën e të jetuarit. Nëse kemi model njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, natyrisht se do bëhemi sikur ata, siç mund të ndodh edhe e kundërta.
    Në këtë kontekst duhet të promovojmë më të mirët dhe më të suksesshmit e shoqërisë, qofshin ata që frymojnë mes nesh apo ata që i përjetësoi historia jonë. Gjëja më e madhe që do të bënim për fëmijët tanë, është të hedhim në zemrat e tyre dashurinë për figurat e ndritshme të historisë sonë dhe të jetuarit në rrugën e tyre.
    Ne gjithashtu duhet të kemi një shembull të veçantë në çdo fushë. Dikush mund të jetë model në njohuri por jo edhe në guxim, secila fushë i ka më të mirët e saj. Përveç Profetit alejhi selam që është shembulli ynë në gjithçka.
  4. Avancimi i aftësive
    Nuk ka dyshim që individi në shoqëri duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i arsimuar në shumë arte dhe aftësi të shumëfishta, gjë që e kualifikon atë të jetë efektiv dhe me ndikim në shoqërinë e tij. Ndër aftësitë e rëndësishme që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë është të mësojnë shkencat kompjuterike, gjuhët, shkencat shoqërore etj., gjë që i ndihmon ata të drejtojnë vetveten dhe të ndikojnë te të tjerët..
  5. Ndërtimi i marrëdhënieve
    Është bërë e njohur tashmë për edukatorët dhe prindërit, se ata mund të ndikojnë te fëmijët e tyre në fazat e hershme të jetës, mirëpo kur ata arrijnë moshën e pubertetit, ndikimi i prindërve dobësohet, në anën tjetër forcohet ndikimi i shokëve dhe i shoqeve. Prandaj, është jetike në këtë rast, të dinë të zgjedhin një shoqëri të mirë për ta. Të rinjtë në adoleshencë ndikohen shumë nga bashkëmoshatarët e tyre dhe i imitojnë ata në veprimet dhe fjalët e tyre. Prandaj, është e nevojshme të përqendrohemi në mësimin e brezave të ardhshëm ndaj arteve dhe marrëdhënieve, drejtimin e tyre, investimin në to dhe shmangja nga lidhjet të cilat mund të jenë rrezik për ta.Përgatiti Hoxhë Halil Avdulli 
Exit mobile version