Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët me 32 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka miratuar konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.
Partia e Zoran Zaev, LSDM mori 46 mandate, VMRO-DPMNE 44 mandate, BDI 15 mandate, ASH-AA 12 mandate, e majta 2 mandate dhe PDSH 1 mandat.

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.