Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ceremonia e pishtarit olimpik shënon numërimin mbrapsht për Olimpiadën “Tokyo 2020”

Ceremonia e pishtarit olimpik shënon numërimin mbrapsht për Olimpiadën “Tokyo 2020”

Ceremonia e pishtarit olimpik u bë pa spektatorë këtë vit, me flakën që garuesi i Lojërave Paraolimpike, Aki Taguchi dhe ish-tenisti Shuzo Matsuoka ia dorëzuan guvernatorit të Tokios, Yuriko Koike.

Kjo ceremoni shënoi fillimin e numërimit mbrapsht për nisjen e Lojërave Olimpike 2020 dhe duket se është një shenjë paralajmëruese se si do të zhvillohen garat, pra, kryesisht pa spektatorë.

Zyrtarët japonezë njoftuan së fundmi se tifozët nuk do të lejohen të marrin pjesë në shumicën e garave, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë.

Realizimi i Lojërave Olimpike entuziazmoi për një farë kohe qytetarët e Japonisë, mirëpo kur u pa se pandemia e COVID-19 po këmbëngulte, atëherë qytetarët dolën në rrugë dhe bënë thirrje për anulimin e tyre.

Rritja e infeksioneve ishte edhe arsyeja pse pishtari olimpik nuk u ekspozua nëpër rrugët e Tokios. Kjo ceremoni është planifikuar dhe anuluar disa herë që prej muajit mars, në pritje të përmirësimit të situatës së COVID-19.

Mbetet e paqartë se si pishtari do të hyjë në stadium për ceremoninë e hapjes, ndërsa Lojërat Olimpike pritet të fillojnë me datë 23 korrik. /euronews

Exit mobile version