CEO i Stellantis, Carlos Tavares, do të largohet nga kompania, por jo deri në fillim të vitit 2026.
Bëhet e ditur se kontrata e tij pesëvjeçare skadon në fillim të vitit 2026.
Edhe pse raportet sugjeronin se ai mund të mbante punën e tij për më gjatë, nuk do të ndodhë kështu.
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Stellantis, Tavares “po tërhiqet në përfundim të mandatit të tij si CEO në fillim të vitit 2026”.
Procesi i kërkimit për të gjetur një zëvendësues tashmë ka filluar dhe po kryhet nga një Komitet i Posaçëm i kryesuar nga John Elkann.
Stellantis thotë se deri në fund të vitit të ardhshëm duhet ta zgjedh personin e duhur që do ta pasojë Tavares .
Ndërkohë, Elkann thekson se komiteti është unanim në mbështetjen e tij për Carlos Tavares dhe për ndryshimet vendimtare të shpallura.
Cilat janë ato ndryshime?
Davide Grasso dhe Jean-Philippe Imparato nuk janë më CEO të Maserati dhe Alfa Romeo, përkatësisht.
Santo Ficili është emëruar Krye-shefi Ekzekutiv i të dy markave italiane të nivelit të lartë.
Grasso do të qëndrojë me Stellantis, por në një pozicion tjetër.
Sa i përket Imparatos, ai tani është Drejtor Kryesor Operativ (COO) në rajonin e Evropës së Zgjeruar duke zëvendësuar Uwe Hochgeschurtz që po largohet nga kompania.
Imparato do të jetë gjithashtu CEO i Pro One, ana komerciale e Stellantis.
Diku tjetër, Antonio Filosa vazhdon si CEO i Jeep, por do të marrë gjithashtu detyrat e një Shefi Operativ të Amerikës së Veriut (COO) për të zëvendësuar Carlos Zarlenga.
Ky i fundit do të marrë një pozicion tjetër brenda kompanisë.
Doug Ostermann merr rolin e Shefit Financiar për të zëvendësuar Natalie Knight që largohet.