Huang ishte në Danimarkë për të lançuar një superkompjuter të ri quajtur Gefion, i cili përmban 1,528 njësi grafike përpunimi dhe është ndërtuar nga Nvidia në bashkëpunim me Novo Nordisk Foundation dhe Fondin Danez të Eksportit dhe Investimit.
Bashkimi Europian qëndron pas SHBA-së dhe Kinës në investimet në inteligjencë artificiale tha CEO i prodhuesit më të madh në botë të çipeve AI Nvidia.
Ndërsa ekzistojnë disa kompani AI në Europë si Mistral në Francë dhe Aleph Alpha në Gjermani, blloku aprovoi rregulloren e parë në botë që mbikëqyr AI në muajin Gusht.
“BE-ja duhet të rrisë ritmin e progresit në AI,” tha CEO i Nvidia Jensen Huang gjatë një vizite në Kopenhagen. “Në çdo vend të botës ka një zgjim përballë realitetit se të dhënat tashmë janë një thesar kombëtar.”
Huang ishte në Danimarkë për të lançuar një superkompjuter të ri quajtur Gefion, i cili përmban 1,528 njësi grafike përpunimi dhe është ndërtuar nga Nvidia në bashkëpunim me Novo Nordisk Foundation dhe Fondin Danez të Eksportit dhe Investimit.
Danimarka synon ta përdorë superkompjuterin për zbulimin e barnave të reja, diagnozën e sëmundjeve dhe trajtimin e sfidave të ndryshme të shëndetit.
“Epoka e zbulimeve të barnave me mbështetjen e kompjuterëve do të fillojë brenda kësaj dekade,” tha Huang. “Kjo do të jetë dekada e biologjisë dixhitale.”