CEO i Microsoft pranon se largimi nga biznesi i smartfonëve ishte një gabim

Gjatë interviste për Business Insider, Nadella pranoi se tërheqja e Microsoft nga biznesi i smartfonëve mund të ishte menaxhuar më mirë.

CEO i Microsoft Satya Nadella është shefi i tretë ekzekutiv i kompanisë që pranon se kompania bëri disa gabime trashanike në biznesin e smartfonëve.

Nadella mori drejtimin e kompanisë nga ish-CEO Steve Ballmer në 2014-ën dhe vetëm një vit më pas fshiu 7.6 miliardë dollarë investim për blerjen e biznesit mobil Nokia.

Gjatë interviste për Business Insider, Nadella pranoi se tërheqja e Microsoft nga biznesi i smartfonëve mund të ishte menaxhuar më mirë.

“Vendimi për të cilin besoj shumë njerëz flasin – dhe një prej vendimeve më të vështira që kam bërë kur mori drejtimin si CEO – ishte largimi nga biznesi i smartfonëve. Mendoj se mund ta kishim menaxhuar më mirë mbase duke rishpikur kategorinë si një shkrirje mes PC, tabletëve dhe telefonëve,” tha Nadella.

Microsoft konfirmoi se Windows Phone kishte vdekur pas vite pasi vendosi të tërhiqej. Që atëherë Microsoft ka lançuar disa pajisje si Surface Duo apo Surface Duo 2 por pa sukses.

Nadella është CEO i tretë i Microsoft që pranon gabimet e kompanisë në këtë industri pas themeluesi dhe ish-CEO Bill Gates tha se kishte bërë gabim që nuk bleu Android në 2005 por e la të përfundonte në duart e Google.