Sergio Ramos, në takimin e së dielës ndaj Celta Vigos, do ta zhvilloj ndeshjen e 500-të në fanellën e Real Madridit
Kapiteni i Los Blancos, që prej ardhjes nga Sevilla në vitin 2005, ka zhvilluar 499 ndeshje me klubin nga Santiago Bernabeu.
Ai gjatë këtyre ndeshjeve ka regjistruar 327 fitore, 81 barazime dhe 91 humbje, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Express.
Reprezentuesi i Spanjës, i cili gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar 68 gola, ka fituar 13 trofe me Realin (2 Champions League, 3 La Liga, 2 Copa del Rey, 2 Uefa Super Cup, 2 Club World Cup, 2 Super Copa). /Express/