Zëdhënësi dhe nënkryetari i AK Partisë, Ömer Çelik, nëpërmjet një deklarate me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale reagoi mbi sulmin e forcave izraelite kundrejt korrespondentit të TRT Arabi në Gaza.
“Rrjeti Netanyahu është armik i të gjitha vlerave njerëzore”, nënvizoi nënkryetari i AK Partisë.
Çelik, duke dënuar sulmin e Izraelit ndaj reporterit të TRT Arabi Gaza, Sami Berhum, uroi shërim të shpejtë si për familjen e TRT-së ashtu edhe për komunitetin e shtypit.
Më tej, Ömer Çelik tha se “TRT dhe Agjencia jonë Anadolu po përmbushin një detyrë të madhe për njerëzimin në Gaza.”
Sipas tij, Netanyahu dhe rrjeti i tij po përpiqen të parandalojnë masakrat që kanë kryer, në mënyrë që të mos dëgjohen nëpër botë.
“Përshëndesim edhe një herë vëllezërit tanë që rrezikojnë të vdesin për të përcjellë të vërtetën në emër të ndërgjegjes së gjithë njerëzimit në kushte ku as ndonjë ekip mjekësor nuk mund të hyjë”, përfundoi shkrimin ai.