Nëse nuk ndiheni në formën tuaj më të mirë në mëngjes, fajin mund ta ketë pikërisht vakti juaj i parë i ditës.
Nancy Allen, dietologe, shpjegon se “karbohidratet, qoftë ato të perimeve dhe frutave, apo dhe ato të ëmbëlsirave, biskotave – “shndërrohen” në sheqer në trup, njohur ndryshe si glukoza.
Mendojeni glukozën si energji në trup. Pasi konsumoni karbohidrate, pankreasi prodhon hormonin e insulinës për të pastruar sheqerin nga qarkullimi i gjakut. Lloji, koha dhe sasia e karbohidrateve të ngrëna përcakton se sa sheqer futet në qarkullimin e gjakut në të njëjtën kohë. Karbohidratet më të thjeshta ose të përpunuara – të tilla si “muffins” apo shurup ëmbëlsirash, e fusin sheqerin në gjak me një shpejtësi më të shpejtë nëse nuk hahen me makroelementë të tjerë si proteina dhe yndyra, duke rezultuar në energji afatshkurtër.
Në vend të kësaj, mendoni për vakte me proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyrna të shëndetshme. Mendoni këtu një pjatë të mbushur me vezë, avokado, brokoli, tërshërë
“Një mëngjes i ekuilibruar përcakton ritmin dhe tonin e ditës. Vaktet ushqejnë trurin, ashtu si edhe trupin tonë, në mënyrë që të jemi mendërisht të shëndetshëm dhe produktivë”, shprehet Allen.
Koncepti i ekuilibrit përfshin një kombinim të burimeve komplekse, të pasura me fibra të karbohidrateve, proteina dhe yndyrna të shëndetshme që do të lëshonin sheqer në gjak me një ritëm më të ngadaltë, duke mbështetur energji më afatgjate.