Çdo softuer i përdorur nga qeveria Zvicerane duhet të jetë open-source

Para publike, kod publik është qasja më e fundit e qeverisë për të hedhur transparencë, siguri dhe efikasitet mbi veprimtaritë shtetërore.

Disa vende Europiane kanë vendosur të orientohen nga softueri me burim të hapur. Raportohet se Zvicra është vendi i radhës që hedh hapin drejt këtyre softuerëve me miratimin e ligjit federal për përdorimin e mjeteve elektronike në zyrat shtetërore.

Ky ligj e bën të detyrueshëm përdorimin e softuerëve me burim të hapur në sektorin publik. Gjithashtu kërkon që çdo institucion të bëjë publik kodin e softuerit që kanë zhvilluar me përjashtim nëse një cenon të drejtat e një palë të tretë apo ka rreziqe sigurie.

Para publike, kod publik është qasja më e fundit e qeverisë për të hedhur transparencë, siguri dhe efikasitet mbi veprimtaritë shtetërore.

Realizimi i një lëvizjeje të tillë nuk ka qenë aspak e lehtë. Filloi në 2011-ën kur Gjykata Supreme Federale e Zvicrës publikoi aplikacionin e saj OpenJustitia, nën një licencë OSS (open-source software.)

Kompania e softuerit Weblaw nuk ishte e kënaqur me këtë vendim. Pati diskutime të forta politike dhe përplasje gjyqësore për më shumë se një dekadë. Ligji i ri jo vetëm që lejon publikimin e OSS nga qeveria dhe kontraktorët e saj, por gjithashtu kërkon që kodi të publikohet nën një licencë open-source.

Profesor Dr. Matthias Stürmer, kreu i Institutit për Transformimin e Sektorit Publik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernës, udhëhoqi nismën për këtë ligj.

Vende të tjera Europiane kanë mbështetur kodin e hapur gjithashtu. Për shembull në 2023 presidenti Francez Macron tha se “e pëlqenin kodin e hapur dhe Xhandarmëria Franceze përdor Linux në kompjuterët e saj.