“Çdo njeri është peng i veprave të veta” Kuran El-Muddethir 38.
Përgjegjësia për vetëdijen dhe kulturën e individit qëndron mbi të në radhë të parë, dhe mbi shtetin në radhë të dytë.
Arsyeja e kësaj është se individët formojnë shoqërinë, shoqëritë formojnë popullin dhe në fund shteti i përfaqëson të gjithë.
*Nëse individët janë të pavetëdijshëm, kurse ata që drejtojnë shtetin janë të vetëdijshëm, atëherë shteti ka përgjegjësinë t’i edukojë ata.
*Nëse shteti është i dështuar dhe nuk është i vetëdijshëm, ju si individ duhet të jeni përgjegjës për veten tuaj, pavarësisht nga vendi në të cilin jetoni, ndryshe shkoni posht.
Duke u nisur nga ky fakt, kemi shtete të ndërgjegjshme dhe të zhvilluara me individë të dështuar, siç kemi shtete të dështuara me njerëz të suksesshëm…
Hoxhë Halil Avdulli