Allahu, Krijuesi i gjithë botrave çdo gjë e ka krijuar në mënyrën më perfekte . Çdo gjë që ne na rrethon tregon për krijimin e tij, madje dhe vetë ne si njerëz. Çdo gjë tregon se si Allahu i Lartësuar e krijoi dhe kujdeset për atë ç’ka krijoi. Lind pyetja si kujdeset?
Kujdeset në mënyrën më perfekte për krijesat që ka bërë si në tokë ashtu edhe në qiell duke u siguruar vendin, kohën, klimën dhe ushqimim e nevojshëm për atë ç’ka i duhet që të mbijetojnë. As më shumë dhe as më pak, por në një balancim të përsosur. Si ta kuptojm këtë? Le të marrim disa shembuj:
Nisim me pemën e bananes. Allahu e krijoi atë të rritet dhe të kultivohet në vendet e nxehta. Nëse e marrim dhe e mbjellim në një vend tjetër ajo s’do të zhvillohej si bimë, por do të zhdukej, sepse nuk ështe vendi dhe klima që ajo bimë kërkon. Por ja që Allahu ia mundësoi atë asaj në mënyrën më perfekte duke nisur që me temperaturën që i nevojitet që të zhvillohet.
Tani, le të marrim shembuj zogjtë. Zogjtë që të mbijetojnë – si çdo gjallesë tjetër – kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë për temperaturën dhe habitatin që atyre u nevojitet. Nëse zogjtë s’do kishin ushqim dhe s’do të kishin habitatin e përshatshëm dhe vetëm do të ishin krijuar atëherë do të ngordhnin e s’do të mund të mbijetonin. Por ja që Allahu i Lartësuar ua mundësoi atyre vendin e duhur të përshatshëm për ata . Që as mos të jetë shumë ftohtë që ata mos të ngordhin por as shumë ngrohtë saqë mos të mund ta përballonin, por ua mundësoi klimën e duhur fikse për ata duke u kujdesur për mbijetimim e tyre nëpërmjet nje balancimi midis klimës dhe habitatit të përshtatshem për ta.
Një shembull tjetër është ai i pemëve. Pemët janë të ndryshme. Jo çdo pemë që zhvillohet këtu në këtë shtet që bëjmë pjesë ne mund të zhvillohen dhe në vende të tjera të botës. Po përse? Sepse nuk janë kushtet e favorshme që ato pemë të zhvillohen në ato vende ku klima dhe temperaturat s’janë të përshtatshme për to. Por këtë Zoti ua ka mundësuar në vende të ndryshme, X pemë rritet dhe zhvillohet diku tjetër, sepse ato tipe të klimës i përshaten dhe X pemë zhvillohet këtu ku jetojmë ne, sepse kjo klimë është e përshtatshme për zhvillimin dhe kultivimim e tyre.
Pemët thithin dyoksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjenin. Kjo për të na mundësuar neve thithjen e ajrit dhe jo të dyoksidit të karbonit. Se ne vetë nxjerrim dyoksid karboni dhe thithim oksigjenin. Këtu shikojmë balancimin midis pemës dhe njeriut.
Krijimi i Allahut është i përsosur. Çdo gjë që na rrethon, që shikojmë ose nuk e shikojmë tregon për krijimin e Tij në mënyrën më perfekte se si vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo pra, ishte kuptimi i asaj që çdo gjë e kemi përcaktuar me masë të caktuar. Që në momentin e krijimit duke u mundësuar masën e duhur përmes një balance midis asaj që është krijuar dhe midis asaj ku do të vazhdojë të mbijetojë.
Autore: Erda Selmani