Çdo e gjashta veturë në vitin 2025 do të jetë elektrike

Për më pak se një dekadë, tregu i pjesëmarrjes së automobilave elektrikë në shitjen globale të automjeteve të reja do të arrijë në 16 për qind.

Rezultatet e studimit të publikuar nga UBS, transmeton Bloomberg, po ashtu tregon se kah gjysma e dekadës së ardhshme shitja globale e automobilave me rrymë do të jetë rreth 16,5 milionë në vit dhe shumica prej tyre do të kenë shenjën Tesla.