Çavusoglu bëri një postim nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.
“Palestina nuk do të jetë kurrë vetëm! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona palestineze që po luftojnë për kauzën e tyre të drejtë”, shkroi ai.
Më 29 nëntor 1977, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vendosi që data 29 nëntor të shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez. /trt