Çavuşoğlu takon homologen e tij nga Kosova në Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi mes ministrave Çavuşoğlu dhe Haradinaj-Stublla është zhvilluar në Ministrinë e Jashtme të Turqisë në kryeqytetin Ankara.

Pas takimit pritet që kryediplomatët të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media.