Çavuşoğlu takohet me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi mes ministrit Çavuşoğlu dhe sekretarit Stoltenberg u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në një postim nga media sociale pas takimit, Çavuşoğlu tha se uniteti dhe solidarizimi brenda Aleancës duhet të forcohet edhe më shumë.

“Vendi ynë ndërmerr role kritike dhe drejtuese në parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës. Do të vazhdojmë të mbështesim misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Irak”, deklaroi Çavuşoğlu.

Ministri Çavuşoğlu në kuadër të takimeve në Bruksel pritet që brenda ditës të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.