Turqia pret nga presidenti amerikan, Donald Trump që ai të mbajë fjalën mbi ndërprerjen e armatimeve në Siri për milicët kurdë të YPG-së, konsideruar si terroristë nga Ankaraja, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.
“Të presësh që Trump të mbajë fjalën është e drejta jonë”, theksoli Cavusoglu, gjatë një deklarate televizive në Antalia, në jug të Turqisë.
“Një ditë më parë, shefi i diplomacisë kishte konfirmuar se Trump kishte siguruar homologun turk, Recep Tayyip Erdogan se kishte dhënë udhëzime shumë të qarta në kuadër të ndërprerjes së livrimit të armëve për YPG-në”, gjatë një bisede telefonike mes dy presidentëve.
“Natyrisht, ne dëshirojmë që kjo të ndodhë”, shtoi Cavusoglu.
Në një komunikatë të publikuar dje nga Shtëpia e Bardhë, ekzekutivi amerikan nuk ishte shumë i qartë për qëllimet e tij ndaj këtyre milicëve.
Mbështetja amerikane për milicët e YPG-së në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik ka rritur tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit që prej disa muajve. /ATSH-AFP/