Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e ashpër të policisë greke kundër emigrantëve të parregullt që duan të kalojnë në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në përgjigje të postimit të ministri të Jashtëm grek, Nikos Dendias lidhur me emigrantët e parregullt, kryediplomati turk Çavuşoğlu tha se “Shikoni ata që na japin neve mësime për ligjet ndërkombëtare. Në mënyrë të paturpshme hedhin bomba gazi mbi mijëra njerëz të pafajshëm që janë grumbulluar në dyert e tyre”.
“Ne nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të mbajtur me detyrim njerëzit që largohen nga vendi ynë. Por, Greqia ka përgjegjësinë që të sillet në mënyrë njerëzore me njerëzit që i vijnë në derën e saj”, tha Çavuşoğlu.