Çavuşoğlu: BE-ja e mori leksionin dhe i kuptoi gabimet

Çavuşoğlu ka deklaruar se tani edhe personalisht i ka përcjellë mesazh shumë të qartë BE-së: “Nëse doni dialog dhe bashkëpunim, ato duhet të jenë të sinqerta dhe reale, duhet të jenë larg standardeve të dyfishta”.

Ministri turk edhe një herë theksoi se vendi i tij është i gatshëm që të hapë të gjithë kapitujt e bisedimeve me BE-në.

“Problemi ynë nuk është teknik. Pengesat që janë para nesh janë politike”, ka thënë Çavuşoğlu.

“Sot kam mundur të vërej se ata kanë nxjerrë leksionet nga qëndrimet dhe gabimet e tyre të mëparshme. Shpresoj të jenë të sinqertë. Mund të vëreja një atmosferë pozitive. Por, nëse rezulton se nuk janë të sinqertë, atmosfera e njëjtë mund menjëherë të ndërpritet që nesër”.

Mogherini theksoi se Turqia nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe një partner strategjik i BE-së.

“Nga perspektiva e BE-së, mund të themi se negociatat për anëtarësim do të vazhdojnë. Nuk janë të ngrira e as të mbyllura”, tha ndër të tjera Mogherini.