Çavuşoğlu: Islamofobinë dhe ksenofobinë mund ta mposhtim vetëm së bashku

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se terroristi Brenton Tarrant i cili martirizoi 51 persona dhe plagosi 49 të tjerë në një sulm të armatosur në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Çavuşoğlu tha se “Terroristi i cili masakroi në Christchurch 51 vëllezërit tanë përfshirë edhe Zekeriya Tuyan mori burgim të përjetshëm, dënimin më të rëndë në Zelandën e Re. Përkutoj me mëshirë ata që humbën jetën në këtë sulm tradhtar. Ne mund ta mposhtim vetëm së bashku islamofobinë dhe ksenofobinë të cilat janë një kërcënim për të gjithë njerëzinë”.

Dënimi më i rëndë në historinë e Zelandës së Re

Terroristi Tarrant, i cili martirizoi 51 persona dhe plagosi 49 të tjerë në sulmin e armatosur ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch më 15 mars 2019 në seancën gjyqësore mori dënimin me burg të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht me akuzat për 51 vrasje, 40 vrasje të mbetura në tentativë dhe për terrorizëm.

Gjyqtari Cameron Mander duke iu drejtuar terroristit Tarrant para shpalljes së vendimit tha: “Ti je i pamëshirshëm. Nuk dëgjove as thirrjet e të plagosurve për të të falur jetën. Edhe sikur të qëndrosh i burgosur deri në vdekje nuk do të mund të përmbushet nevoja e dënimit të dhënë ndaj teje”.

Dënimi i terroristit Tarrant është dënimi më i rëndë që është dhënë deri më tani në historinë e Zelandës së Re.