Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu pas tërmeteve që ndodhën me 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş, ka marrë nga zyrtarët në Qendrën e Koordinimit të Fatkeqësive në rajonin Türkoğlu informacione lidhur me punimet e kryera pas tërmetit, raporton Anadolu.
Çavuşoğlu zhvilloi një vizitë dhe inspektoi punimet në zonën e prekur nga tërmeti si dhe u takua me të prekurit nga tërmeti.
Gjatë takimit me të prekurit nga tërmeti në qytetin tendë “23 Nisan”, Çavuşoğlu dëgjoi kërkesat dhe problemet e tyre.
Ai po ashtu vizitoi edhe zonën e lodrave në të cilën ndodheshin fëmijët e prekur nga tërmeti. Çavuşoğlu vizitoi dy spitalet fushore të ngritura nga Britania e Madhe dhe Ministria e Shëndetësisë në rajonin Türkoğlu si dhe shprehu falënderimet për punonjësit aty.
Basını Bilgilendirme
📍Adıyaman https://t.co/N1SxBbsnBj
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) February 26, 2023