Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu të martën informoi sekretarin amerikan të Shtetit, Joohn Kerry, se organizata terroriste FETÖ qëndron prapa vrasjes së Andrey Karlov, ambasador i Rusisë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike turke, Cavusoglu me telefon bisedoi me homologun amerikan Kerry, dhe me këtë rast tha se sulmin e armatosur në Ankara e ka kryer Mevlut Mert Altintas, duke theksuar se prapa vrasjes së ambasadorit Karlov qëndron organizata terroriste FETÖ.
Kerry gjatë bisedës shprehu ngushëllime dhe pikëllim për shkak të vrasjes së ambasadorit rus.
Ambasadori rus në Ankara Karlov është vrarë të hënën në një sulm terrorist gjatë një fjalimi të mbajtur në hapjen e ekspozitës së fotografive të cilat në Ankara i organizoi Ambasada e Rusisë dhe komuna Cankaya e Ankarasë.
Turqia akuzon organizatën terroriste FETO, të cilën e kryeson Fethullah Gülen, për aktivitete të rrënimit të shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçmas në ushtri, polici dhe gjyqësor, për të formuar “shtet paralel”.
Të dy zyrtarët po ashtu biseduan edhe për takimin trilateral mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë, të mbajtur në Moskë.