Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çavusoglu: Do të jemi në Afganistan për aq kohë sa dëshirojnë vëllezërit...

Çavusoglu: Do të jemi në Afganistan për aq kohë sa dëshirojnë vëllezërit tanë afganë

Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu speaks during a press conference

Ministri i Punëve të Jashtme turke, Mevlut Çavusoglu tha se me mbështetjen në pajisje dhe trajnim, Turqia ka dhënë kontribut në sigurinë e Afganistanit.

“Për sa kohë që duan vëllezërit tanë afganë, ne do të vazhdojmë të jemi në këtë vend”, tha Çavusoglu.

Ministri Çavusoglu mori pjesë nëpërmjet lidhjes me video në ceremoninë e mbajtur me mirëpritjen e homologut afgan, Hanif Atmar në kryeqytetin Kabul për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Afganistanit.

Duke bërë të ditur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë formuar përreth historisë dhe kulturës së përbashkët, shefi i diplomacisë turke tha: “Popujt tanë kanë qenë pranë njëri-tjetrit në kohërat e tyre më të trazuara. Në periudhën më të vështirë të luftës sonë çlirimtare, njohja e qeverisë së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) nga ana e Afganistanit i ka dhënë fuqi popullit tonë. Gjithashtu Turqia ishte vendi i parë që hapi një ambasadë në kryeqytetin Kabul. Ndërkohë që Turqia e re nga njëra anë vazhdonte zhvillimin e saj, nga ana tjetër ka qenë mbështetje për Afganistanin, për të qëndruar i fortë në këmbë”.

Ai bëri të ditur se të dyja vendet bëjnë një bashkëpunim të ngushtë në platforma ndërkombëtare shumanshme dhe shtoi se Turqia dhe Afganistani veprojnë së bashku në luftën kundër terrorit.

Shefi i diplomacisë turke duke bërë të ditur se Turqia vazhdon mbështetjen e zhvillimit dhe stabilitetin e Afganistanit, u shpreh me fjalët: “Ndihma jonë për zhvillimin e Afganistanit, zë vend ndër programet më të mëdha të ndihmës që realizon vendi ynë. Ne kemi kryer afërsisht 1.300 projekte në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, infrastruktura në këtë vend. Ne kemi hapur më shumë se njëqind shkolla dhe me bursat për më shumë se 4 mijë të rinj vëllezër afganë kemi kontribuar në të ardhmen e vendit.”

Duke theksuar se Turqia nuk e ka lënë vetëm Afganistanin as gjatë periudhës së epidemisë (së koronavirusit) Mevlut Çavusoglu tha: “Ne vazhdojmë të kontribuojmë në sigurinë e vëllezërve dhe motrave tona me ushtarët tanë që punojnë brenda misionit të NATO-s. me mbështetjen në pajisje dhe trajnim, Turqia ka dhënë kontribut në sigurinë e Afganistanit. Për sa kohë që duan vëllezërit tanë afganë, ne do të vazhdojmë të jemi në këtë vend”.

Duke rikujtuar se ndërmjet afganëve ka lindur rasti për negociata dhe paqe, Çavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këto përpjekje. /trt

 

Exit mobile version