Casillas nuk vazhdon me Porton, transferohet në Premierligë

Iker Casillas ka ofertë për transferim në Premierligë.

Iker Casillas do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka konfirmuar më parë vetë klubi portugez, që nuk e përballon dot pagën e lartë të portierit spanjoll.

Të shumtë janë zërat që qarkullojnë për të ardhmen e tij, me në krye hipotezën e kalimit në MLS.

Por sipas informacioneve më të fundit, nuk do të jetë në Amerikë e ardhmja e 36-vjeçarit, por në Premier League.

Është Liverpooli i Jurgen Klopp ai që ka shfaqur interes për të pasur shërbimet e portierit, i cili me “The Reds” mund të firmosë kontratë 1-vjeçare.