Casillas kthehet në Real Madrid

Iker Casillas është rikthyer në Real Madrid.
Ish portieri legjendar i Los Blancos është lidhur përsëri me klubin ku kaloi pjesën më të gjatë të karrierës së tij si futbollist.

Real Madrid nëpërmjet një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit ka konfirmuar rikthimin e Casillasit në një rol të ri, transmeton lajmi.net.

Casillas do të ushtrojë rolin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm në Real Madrid Foundation.Si portieri, Casillas fitoi 19 tituj në 25 vite të qëndrimit në Santiago Bernabeu.