Ballina Sport Futboll CAS shqyrton ankesën e Serbisë ndaj Kosovës në UEFA më 31 tetor

CAS shqyrton ankesën e Serbisë ndaj Kosovës në UEFA më 31 tetor

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që ankesën e Serbisë ndaj vendimit të UEFA-s për pranim të Kosovës në këtë institucion ta shqyrtojë më 31 tetor të këtij viti.

Në maj, federatat anëtare të UEFA-s votuan 28-24 në favor të aplikimit të Kosovës pasi Serbia ndërmori një fushatë kundër saj. Presidenti i atëhershëm i federatës serbe të futbollit, Tomislav Karagjiq, tha se “kjo ishte një votë politike, e jo propozim futbollistik”.

Vendimi i UEFA-s i mundësoi Kosovës pranim edhe në FIFA javën pasuese dhe që u plasua menjëherë në fazën e grupeve për Botërorin 2018.

Ndërkaq, kjo Gjykatë ka marrë edhe një vendim. Më 28 tetor do të shqyrtohet ankesa tjetër e federatës serbe të futbollit në UEFA për Arijan Ademin.

Exit mobile version