Shumë kohë më parë tregohet se kanë jetuar tre shokë shumë të ngushtë. Dashuria e tyre ishte e sinqertë vetëm për hatër të Zotit dhe ishte konkrete dhe jo në letër.
Njëri prej tyre tregon: Unë kisha dy shokë; njëri prej tyre ishte nga fisi hashimit, kurse tjetri jo. Ne ishim shumë të afërt dhe e donim njëri – tjetrin vetëm për hatër të Zotit. Njeherë e një kohë, rastisi që isha ngushtë me para dhe festa e Bajramit po afrohej.
Gruaja më tha: Bajrami po afron dhe më vjen keq që fëmijët tanë nuk kanë mundësi të veshin rroba të reja, prandaj gjej disa para për të blerë rroba të reja për fëmijët.
I shkruajta shokut nga fisi hashimit dhe ai u tregua i gatshëm dhe më dërgoi një çantë të vulosur me njëmijë dirhemë dhe një pusullë në të cilën shkruhej se paratë mund t’i shpenzoja si të dëshiroja.
Pak përpara se të planifikoja se ku do t’i shpenzoja paratë më erdhi një letër nga shoku tjetër që më shkruante se i duheshin sa më shpejt disa para. Nuk hezitova dhe menjëherë çantën ia dërgova shokut tim. Kur u ktheva në shtëpi i tregova gruas se si kisha vepruar dhe ajo u gëzua për veprimin tim, që i isha gjendur në nevojë shokut tim.
Pas tre ditësh kur (ne shokët) u takuam me njëri-tjetrin, shoku nga fisi hashimit duke mbajtur në dorë të njëjtën çantë më tha: Pash Allahun më trego si ka mbërritur kjo çantë tek unë?! I tregova dhe i thashë se ia kisha dhënë shokut tjetër.
Ai tha: Kur ti më shkruajte se kishe nevojë për para, unë nuk kisha asnjë çantë tjetër përveç kësaj, megjithatë kur ti më kërkove ndihmë, nuk hezitova dhe ta solla. Mirëpo pas kësaj, duke qenë se ngela pa gjë, i kërkova ndihmë shokut tonë, i cili më dërgoi të njëjtën çantë.