Pasi humbi sulmuesin Kylian Mbappe për tri javë, Real Madridi ka marrë një lajm të mirë në prag të derbit kundër Atletico Madridit.
Mesfushori Eduardo Camavinga do të jetë i gatshëm për duelin që luhet të dielën mbrëma në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Francezi 21-vjeçar ishte i lënduar prej muajit gusht dhe këtë sezon nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për klubin mbretëror.
Camavinga do të ftohet nga trajneri Carlo Ancelotti për ndeshjen kundër Atleticos pas vlerësohet si njëri prej lojtarëve të rëndësishëm për ekipin e teknikut italian.
Kthimi i Camavingas është një lajm i mirë për Real Madridin që në fillim të këtij sezoni po përballet me lëndime të shumta të lojtarëve.