Ballina Arritje Teknologji Call of Duty mbyll llogaritë e 14 mijë përdoruesve që mashtronin me...

Call of Duty mbyll llogaritë e 14 mijë përdoruesve që mashtronin me lojën

Vetëm kësaj fundjave Call of Duty njoftoi një valë dëbimesh ndaj lojtarëve të pandershëm duke shtuar shpresa se loja e barabartë dhe e ndershme mund të bëhet realitet.

 

Hakimi dhe mashtrimi kanë qenë fenomene të cilat kanë prekur për vite me radhë titujt multiplayer Call of Duty. Për të luftuar këtë fenomen, Activision lançoi sistemin kundër mashtrimit dhe manipulimit quajtur Ricochet në 2021.

Kështu vuri në shënjestër jo vetëm hileqarët, por edhe zhvilluesit e softuerëve që përdoreshin për këtë qëllim dhe si rezultat kompromentuar eksperiencën në video lojëra.

Vetëm kësaj fundjave Call of Duty njoftoi një valë dëbimesh ndaj lojtarëve të pandershëm duke shtuar shpresa se loja e barabartë dhe e ndershme mund të bëhet realitet.

Ditën e Premte llogari zyrtare e Call of Duty tha se kishte mbyllur mbi 14 mijë llogari në 24 orë. Reagimet online sugjerojnë se vala mund të ketë goditur softuerët që përdoren për të bërë hile nga ofrues si InterWebz apo EngineOwning.

Sistemi Ricochet ka adoptuar një qasje unike për identifikimin e lojtarëve që bëjnë hile. Në vend që të dëbimit të llogarive që zbulohen, sistemi reagon me kundërmasa të cilat eliminojnë efektin se çdo avantazhi të pandershëm përfituar përmes këtyre softuerëve.

Disa prej tyre janë anulimi i dëmit të shkaktuar apo fshehjen e lojtarëve të ndershëm nga fushëpamja e lojtarëve të pandershëm.

Një teknikë tjetër e përdorur është “halucionacionet” i cili gënjen hileqarët me objektiva të rreme lojtarësh ndërsa mbledh të dhëna prej tyre. Këto halucionacione vendosin një etiketë mbi karakteret e lojtarëve që bëjnë hile.

Exit mobile version