Caktohet gjyqtari i ndeshjes Barcelona – Napoli, katalanasit nuk kanë kujtime të mira

UEFA ka lajmëruar se Cuneyt Cakir do jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Barcelona-Napoli në “Camp Nou” me të dy ekipet që kanë histori jo të mira me arbitrin turk.

Cakir ishte gjyqtari kryesor në humbjen e Barcelonës 4-0 nga Liverpooli në gjysëmfinalet e vjetshme të Ligës së Kampionëve.

Por edhe Napoli nuk ka kujtime të mira me gjyqtari turk, pasi Cakir i ra bilbilit në humbjen që Napoli pësoi nga Real Madrid 3-1 në 2017. Napoli ka fituar dy nga gjashtë ndeshje që Cakir ka gjykuar, ndërsa Barcelona ka vetëm një humbje në nëntë gjykime nga ai.

Bahatin Duran dhe Tarik Ongun do jenë asistenët e Cakir në ndeshjen Barcelona-Napoli, ndërsa i katërt do jetë Hamit Umut Meler. Në VAR do jenë Mete Kalkavan dhe Ali Palabijik.