Ballina Sport Futboll Caktohen gjyqtarët për finalen në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Caktohen gjyqtarët për finalen në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Në finalen e Ligës së Evropës do të takohen Atalanta dhe Bayer Leverkuseni. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Dublin Arena” të Irlandës së Veriut, më 22 maj.

UEFA njoftoi sot se në këtë finale drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët nga Rumania.

Istvan Kovacs do të jetë kryesori, kurse Vasile Florin Marinescu dhe Mihai Ovidiu do të jetë ndihmësit e tij.

Gjyqtar i katërt është caktuar sllovaku, Ivan Kruzliak.

Në VAR do të jetë holandezi, Pol van Boekel, bashkë me asistentin rumun, Catalin Popa.

Në finalen e 29 majit të Ligës së Konferencës do të takohen Olympiacosi dhe Fiorentina, me ndeshjen që do të luhet në “AEK Arena” të Athinës.

Artur Soares Dias do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj sfide, kurse ndihmësit e tij do të jenë Paulo Soares dhe Pedro Ribeiro. Të tretë janë nga Portugalia.

Suedezi, Glenn Nyberg, është caktuar si gjyqtar i katërt.

Në dhomën e VAR-it kryesori do të jetë portugezi tjetër, Tiago Martins, kurse asistent i tij është caktuar gjermani, Christian Dingert.

Exit mobile version