Cakaj: Vendimi i Holandës është krejtësisht i pamundur, nuk ka tërheqje të vizave për Shqipërinë

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka folur për vendimin e parlamentit holandez për të votuar “pro” rikthimit të vizave për Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

Ai është shprehur se ky vendim është “krejtësisht i pamundur”.

Cakaj shprehet se do të bashkëbisedojë me qeverinë holandeze, do të hedh dritë mbi këto fakte dhe ta shohë progresin që është bërë drejt BE-së.

‘Nuk ka tërheqje për liberalizimin e Shqipërisë dhe ky vendim është krejtësisht i pamundur. Në politikë ashtu si në jetë mund të ketë angazhim pa rezultate, po nuk ka rezultate pa angazhim”.

“Ne do të jemi të angazhim dhe do të bashkëpunojmë me qeverinë holandeze për këto fakte”.

“Ne na takon të hedhim dritë mbi këto fakte dhe të shohim progresin që kemi bërë drejt Bashkimit Europian. Në fazën që ndodhet BE aktualisht, hapja e negociatave varet nga Shqipëria. Sfida është të gjendet rruga e përbashkët dhe sfida e përbashkët. Ne jemi duke punuar për t’i dëshmuar të dhënat e përbashkëta në mënyrë që t’i bindim për hapjet e negociatave në mënyrë bilaterale’, tha Cakaj.