Çaji i ftohtë luan një rol të rëndësishëm përtej freskisë që ofron. Ai largon stresin dhe përcjell minerale nga më interesantet dhe mirëbërëse për organizmin.
Pas ujit, çaji është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Në fakt, kjo ka shumë kuptim, çaji të sjell ndërmend Rusët, Anglezët, Indianët apo Aziatikët që çajin e kanë pjesë të pandashme të traditës së tyre.
Edhe në Shqipëri, çaji mbetet një nga pijet më të pëlqyera dhe më të konsumuara. Çajrat e ftohtë, por me ëmbëlsues të shumtë nuk konsiderohen një alternativë e shëndetshme.
Kërkimet shkencore kanë provuar se çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mund të ndihmojë të parandalojë një sërë sëmundjesh të tjera.
Në mot të ngrohtë, çaji i ftohtë është një mënyrë fantastike për të përfituar të mira afatgjatë.
Mund të zgjidhni çaj të zi, jeshil, të bardhë ose çaj mali. Këdo që të zgjidhni duhet të dini që çaji i bën trupit shumë mirë.
1. Hidratim
Çaji i ftohtë renditet si një nga burimet më të mira pas ujit, për t’u hidratuar.
2. Përforcon antioksidantët
Çajrat janë të pasur me antioksidantë, përbërës bimorë të përkushtuar në shkatërrimin e radikaleve të lira që shkaktojnë kaos në trup.
3. Vlera superiore ndaj pijeve të gazuara
Një kanaçe me pije të gazuar përmban 39 gramë sheqerna të plota ose 9 lugë e gjysëm sheqer dhe plot 140 kalori. Ndërsa 350 mililitra çaj bimor i paëmbëlsuar përmban 0 sheqer dhe vetëm 2 kalori.
4. Ndihmon dhëmbët
Studimet kanë treguar se pirja e çajit ndihmon në parandalimin e rënies së dhëmbëve. Çaji ndryshon pehashin në gojë dhe parandalon kavitetin.
Çaji u bën mirë dhëmbëve, ndryshe nga pijet e tjera të gazuara.
5. Burim befasues mangani
Një gotë 250 mililitërshe e çajit të zi ofron 520 mikrogramë mangan ose 35 përqind të dozës së rekomanduar për femra dhe 23 përqind të dozës së rekomanduar për meshkuj.
6. Qetëson nervat
Njerëzit që pijnë çaj largojnë stresin më lehtë se të tjerët.
Njerëzit që pijnë çaj të zi katër herë në ditë për 6 javë me rradhë kanë nivele më të ulëta të kortizolit në gjak pas një ngjarje stresuese, në krahasim me njerëzit që konsumojnë medikamente.
7. Ndihmon zemrën
Një studim shkencor zbuloi se njerëzit që pinin tre gota me çaj jeshil në ditë kishin 20% më pak shanse të goditeshin nga ataku në zemër dhe 35% më pak gjasa të prekeshin nga goditjet në tru.
Si të përgatisni çajin e ftohtë
Çaji i ftohtë përgatitet duke zier çajin e preferuar dhe më pas ftohur atë. Mund të përdorni të gjitha llojet e çajrave bimorë.
Mund të shtoni agrume, fruta, barishte ose erëza sipas dëshirës për një shije gjithëpërfshirëse.
Çaji i malit kombinohet me pjeshkën dhe limonin jeshil, çaji jeshil kombinohet me mjedrën dhe fetat e portokallit ndërsa ai i ziu me limonin, menten dhe xhenxhefilin.
Shijojeni çajin tuaj të preferuar dhe përfitoni prej tij vlerat maksimale