Ballina Jeta Shëndetësi Çaji i cili largon të gjitha problemet

Çaji i cili largon të gjitha problemet

Për fat të keq, gjithnjë e më pak jemi duke e konsumuar çajin e kaçës, i cili ka veprim të mrekullueshëm në organizëm, ndihmon në zbutjen e vështirësive ekzistuese shëndetësore dhe në parandalimin e tyre.

JA DISA NGA DOBITË E KËTIJ ÇAJI:

1. Është burim i vitaminës C dhe likopenit, një antioksiduesi të fortë, i cili e lufton kolesterolin. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, preferohet që këtë çaj ta konsumojmë kur jemi të ftohur, apo me grip. 2. Ul shtypjen e gjakut. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2010, pjesëmarrësit me shtypje të lartë të gjakut që kishin pirë çaj të kaçës rreth 3 filxhanë në ditë, ishte vërejtur një ulje e konsiderueshme e shtypjes. 3. Qetëson inflamacionet e ndryshme.

Çaji i kaçës është i mirë për mjekimin e osteoartritit, qetëson dhembjen dhe shtangimin, e ekspertët thonë se ndihmon edhe në përtëritjen e kërcit. 4. Mjekon problemet në bark. Largon ngërçet, irritimin, ulcerën në lukth, etj.

Mund të pihet si te kapsllëku, po ashtu edhe te diarreja. 5. E përmirëson punën e mëlçisë dhe vrerit. Përdoret për detoksikimin e mëlçisë, po ashtu.

Exit mobile version