Ballina Jeta Dieta Çaji me filter, më tepër kimikate sesa çaj!

Çaji me filter, më tepër kimikate sesa çaj!

Çaji është një pijet më të përdorura në botë. Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 2 miliardë njerëz në botë pijnë çaj çdo mëngjes ndërkohë që 3 miliard ton çaj prodhohen çdo vit për konsum të përgjithshëm.

Varietet e çajit janë shumë të larmishme. Ato organike siç është çaji shqiptar i malit, i rigonit të egër e të tjerë janë të shkëlqyer për tretjen, metabolizmin dhe parandalimin e disa sëmundjeve.

Në mungesë të tyre, shumë prej nesh mjaftohen me një filter çaji të lirë të paketimeve dhe markave të ndryshme. Por jo çdo çaj është mirëbërës për shëndetin!

Çfarë përmban çaji me filter?

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni detaje tronditëse të përmbajtjes së çajrave me filter që shiten në treg.

Në shtëpitë tona jemi mësuar që çajin e malit ta ziejmë direkt dhe më pas ta shijojmë me mjaltë e limon.

Megjithatë, çajrat modernë nuk kanë asgjë të ngjashme me këtë version çaji.

Shumica e kompanive botërore prodhuese të çajit promovojnë produkte që në pamje të parë supozohet të jenë plot vlera shëndetësore.

E vërteta është krejt tjetër.

Këto çajra janë të mbushura me pesticide, toksina, përbërës artificialë, aroma të shtuara dhe organizma të modifikuara gjenetikisht.

Çaji i Lirë Komercial Plot me Pesticide

A e dini se shumica e çajrave që përfundojnë në filter, nuk lahen përpara paketimit?

Kjo do të thotë se nëse gjethet e bluara të çajit janë spërkatur me pesticide, këto të fundit do të përfundojnë në filxhanin tuaj.

Një analizë e Glaucus Research mbi përmbajtjen e disa çajrave me filter zbuloi se shumë prej tyre përmbanin pestide të dëmshme në kundërshtim me normat e Bashkimit Europian.

Imagjinoni çfarë ndodh kur filterat e mbushura me çaj me pestide zhyten në ujë të ngrohtë.

Sipas analizave, shumë çajra të njohur ndërkombëtarë përmbajnë të paktën 23 pesticide.

Kjo do të thotë se 77 përqind e çajrave të importuar nuk plotësojnë standardet Evropiane të importit.

62 përqind e çajrave të testuar përmbanin endosulfan, një pesticide e ndaluar nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Bashkimi Evropian dhe 144 vende të tjera.

Kjo pesticide shkakton probleme me pjellorinë dhe dëmton shëndetin.

Një raport i Greenpeace publikoi së fundmi një raport mbi sasinë alarmuese të pesticideve që gjenden në çajrat e prodhuar në Kinë.

Raporti përmendi edhe shembuj të çajit që vinte nga Kina dhe sugjeronte konsumin ekskluziv të çajrave organikë.

Për më tepër, shumë çajra me filter mendohet të përmbajnë substanca të modifikuara gjenetikisht siç është niseshteja e modifikuar e misrit ose lecithina.

Përse ka rëndësi paketimi i çajit

Një artikull i publikuar tek ‘The Atlantic’ zbuloi se të gjitha filterat që veshin çajin janë me material fijesh najloni.

Tek çajrat e lirë komercialë, këto substanca najloni shpërbëhen direkt sapo bien në kontakt me ujin e ngrohtë.

Është e lehtë për shqiptarët të shmangin dëmin që shkaktojnë kimikatet dhe aditivët e rrezikshëm të çajrave të lirë komercialë.

Çaji i malit, sherebela, rigoni i kuq, trëndafili i egër dhe shumë bimë të tjera mjekësore dhe aromatike shqiptare janë zgjedhja më e mirë dhe më e shëndetshme që mund të bëni./AgroWeb.org/

Exit mobile version