Çfarë kanë të përbashkët njerëzit më të shëndetshëm? Së pari, ata kufizojnë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme, që shkaktojnë inflamacion, si sheqeri apo ushqimet e përpunuara, dhe ato që irritojnë zorrën (alkooli dhe duhani).
Por, edhe nëse nuk hani shëndetshëm 24 orë në 24 për 7 ditë, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të ndihmuar mëlçinë – filtruesi natyral i trupit – të bëjë punën e saj.Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.
Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar. Mos harroni gjithashtu se majdanozi është një agjent pastrues dhe detoksifikues i jashtëzakonshëm.
Falë vetive të tij diuretike, ndihmon trupin të eliminojë toksinat nga trupi. Majdanozi është i pasur edhe në antioksidues që ndihmojnë në largimin e yndyrave të ruajtura në trup.Mentja gjithashtu është një bimë shumë freskuese. Disa nga vetitë kryesore të saj janë:
– Është antiseptike dhe anti-inflamatore
– Përmirëson tretjen
– Stimulon funksionin e mëlçisë kur është i tejngopur.Si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë?Përbërësit
1 lugë çaji majdanoz (5 g)
1 lugë çaji mente të freskët (5g)
2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)
1 kupë ujë (200 ml)Përgatitja
Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike.
Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.
Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes.
Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes,
Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.
Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni.
Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë./Mesazhi/