Ballina Uncategorized CAIR: Trump Duhet ta Ndalojë Këtë Çmenduri

CAIR: Trump Duhet ta Ndalojë Këtë Çmenduri

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR), një organizatë për të drejtat civile të myslimanëve në SHBA, i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump të ushtrojë presion mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Presidenti Trump duhet ta ndalojë këtë çmenduri pasi qeveria e Netanyahu-t, i akuzuar për krime lufte, ka rinisur gjenocidin dhe ka masakruar qindra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit,” tha drejtori i CAIR, Nihad Awad, në një deklaratë.

Ai paralajmëroi se, pa veprime të forta kundër asaj që ai e quajti “shkatërrim masiv, uri të detyruar dhe spastrim etnik”, qeveria izraelite do të vazhdojë të veprojë pa pasoja, ndërsa SHBA do të mbetet bashkëpunëtore në këtë luftë, ashtu si nën administratën Biden. /mesazhi

Exit mobile version