Ballina Kuriozitete Byzylykët e Marie Antoinette shiten me vlerën marramendëse

Byzylykët e Marie Antoinette shiten me vlerën marramendëse

Një komplet byzylykësh diamanti që i përkisnin mbretëreshës së Francës Marie Antoinette u shitën në ankand në vlerën e mbi 8 milionë dollarëve, disa herë më shumë se vlerësimi i para-shitjes.

Rahul Kadakia, drejtor ndërkombëtar i bizhuterive të shtëpië së ankandeve “Christie’s” bëri me dije se pas vdekjes së Marie Antoinette në 1793, byzylykët që ishin porositur rreth 17 vjet më parë u kaluan nga vajza e saj Marie-Therese dhe u mbajtën brenda familjes mbretërore për më shumë se 200 vjet.

Një kuti blu e kadifenjtë që shkruhej “Byzylykë të Mbretëreshës Marie Antoinette” mban byzylykët e dyfishtë, secili i përbërë nga tre vargje diamante dhe një kapëse e madhe kadifeje, për një total prej 112 diamante.

Ata u shitën për shumë më tepër sesa vlerësimi i para-shitjes prej 2 milionë deri në 4 milionë franga zvicerane në një ankand të “Christie’s” në Gjenevë.

Exit mobile version