Ballina Kuzhinë Byrek Role

Byrek Role

Është koha perfekte për një byrek, por nëse stepeni nga mundi që kërkon për t’u përgatitur, kjo recetë

Fantastike dhe të mrekullueshme në shije, roletë e byrekut janë aq të lehta për t’u përgatitur sa do të kthehen në recetën tuaj të preferuar.

Të shijshme dhe të kombinuara me mbushje të ndryshme, me djathë, me hithra a lakra të egra, me qepë e domate apo preshë e spinaq, të gjitha mënyrat e gatimit të tyre janë të mrekullueshme.

Përbërësit

10-12 peta të gatshme për byrek

300 g gjizë

3-4 lugë gjelle me kos

vaj ulliri

kripë

piper

Përgatitja 

Në një tas hidhni gjizën, kosin, kripë e piperin dhe përzjejini me një lugë derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Merrni një petë dhe shtroheni në tavolinën e kuzhinës, spërkateni me pak vaj ulliri dhe paloseni në gjysmë.

Në anën e ngushtë të petës hidhni përreth 2-3 lugë nga përzierja me gjizë dhe kos.

Teknika e mbledhjes së petës është shumë e lehtë, mjafton që të palosni skajet e petës në mënyrë që mbushja të mos derdhet dhe ta rrotulloni atë derisa të krijohet një role.

Këtë role vendoseni në një tavë që e keni spërkatur me pak vaj, ose nëse dëshironi mund të përdorni letrat e pjekjes.

Këto hapa përsëritini derisa të keni mbaruar me të gjithë petët.

Lini pak hapësirë nga njëra role në tjetrën kur t’i vendosni në tavë për t’u pjekur.

Para se t’i fusni nue furrë lyejini sipër me pak qumësht dhe vaj ulliri.

Kjo do të evitojë tharjen e petave gjatë pjekjes duke qenë se petat janë të gatshme.

Më pas futini në furrë për t’i pjekur me 200 gradë përreth 15 – 20 minuta, ose derisa petët të kenë marrë ngjyrën karakteristike të artë të pjekjes.

Këto role me gjizë janë perfekte për një drekë duke i shoqëruar me supa të ndryshme apo edhe sallata të freskëta të stinës si dhe turshi të ndryshme gjithashtu.

Por mund të jenë të përkryer dhe për një darkë të shpejtë dhe pa shumë mundim.

Exit mobile version