Byrek me qumësht

PËRBËRËSIT: 1 pako peta të pjekura, 4 vezë fshati, 500 ml qumësht, kripë dhe 100 g gjalpë.

PËRGATITJA: Tretni gjalpin, rrihni vezët bashkë me qumështin dhe pak kripë. Lyejmë tavën me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petat e para, lyejmë me gjalpë edhe qumësht. Petët e tjera i lyejmë direkt te qumështi edhe i vendosim direkt te tava, hera herës hedhim gjalpë. Në fund hedhim qumështin që mbeti edhe pak gjalpë. E pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10 minuta vetëm poshtë, pastaj në mes të furrës për 30 minuta. Pasi del nga furra e përmbysim mbi një tavë që të kullojë edhe e shijojmë të ngrohtë.

Kjo recetë u përgatit Papare_thebeautyofsmallthings