Një recetë krejt speciale, fantastike në shije dhe krejt e veçantë është ajo e përgatitjes së byrekut me patëllxhanë.
Byreku me patëllxhanë shoqërohet në mënyrë fantastike me kos apo dhallë të freskët si dhe sallata të ndryshme të stinës.
Receta e Byrekut me Patëllxhanë dhe Djathë
Përbërësit
- 5 patëllxhanë të mëdhenj
- 2 speca të kuq ose jeshile të prerë në kubikë të vegjël
- 2 qepë mesatare të grira
- 1 domate e madhe e grirë në rende
- Majdanoz i grirë hollë
- 4-5 lugë vaj ulliri
- Lëngu i një kokrre limoni
- 2 kokrra vezë
- 200gr djathë të bardhë të thërrmuar ose kaçkavall (sipas preferencës)
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja e Brumit
Për brumin ju duhen: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke.
Si fillim, hidhni në një tas të madh miellin.
Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.
Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet.
Nëse preferoni mund të përdorni edhe peta të gatshme. (i gjeni në markete)
Përgatitja e Mbushjes
Si fillim, ju udhëzojm të qeroni me kujdes lëkurën e patëllxhanëve dhe më pas patëllxhanët e qeruar t’i grini në anën me prerje të rralla të rendes.
Më pas patëllxhanët e grirë futini në një tas, spërkatini me pak kripë dhe lëngun e limonit dhe lërini që të lëshojnë lëngun e tyre përreth 30 minuta.
Në tenxhere kaurdisni qepët e grira me vaj ulliri, shtoni specat e grira, kaurdisini bashkë dhe shtoni gjysmë gote me ujë të ngrohtë. Lërini të zjejnë për 3-4 katër minuta sa të zbuten.
Shtoni 4-5 lugë gjelle vaj ulliri si dhe domaten e grirë në rende dhe lërini në zjarr edhe për 5 minuta të tjera.
Më pas, kalojini patëllxhanët në një kullorëse t’u largohet uji dhe shtojini në tenxheren që keni në zjarr.Rregullojeni masën me kripë dhe piper dhe përzjeheni mirë.
Lërini në zjarr përreth 7-8 minuta duke e përzjerë herë pas here. Shtoni majdanozin e grirë hollë dhe lëreni të gatuhet në zjarr edhe për dy minuta të tjera.Largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni derisa të ftohet.Është e rëndësishme që masa të ftohet tërësisht për të vijuar më tej me përgatitjen e byrekut.Pasi të jetë ftohur, shtoni vezët e rrahura mirë bashkë me djathin e thërrmuar dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.
Përgatitja e Byrekut
Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri.Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes.Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes.Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.
Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me patëllxhanë dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u hedhur sërish disa pika vaj ulliri.Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.