Byreku është gjithmonë receta jonë e preferuar. Sot e kemi bërë pak ndryshe sepse në mbushjen e tij kemi shtuar edhe vezë të ziera.
Përbërësit për brumin: 500 g miell, 90 ml vaj ulliri, 200 ml verë e ngrohtë e bardhë, 1 lugë gjelle kripë.
Për mbushjen: 400 g lakra të egra te ziera, 350 g djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, 1 vezë, 100 g Parmigiano i grirë apo djathë Grana, kripë, piper.
Përgatitja: Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin derisa brumi të trashet, si brumi i bukës (me mikser ose me dorë). E mbulojmë dhe e lëmë derisa të përgatitim mbushjen. Shkrijmë lakrat dhe i shtrydhim për të hequr ujin. E presim me një thikë të mprehtë për lehtësim. E përziejmë me djathin dhe shtojmë vezën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Të gjithë përbërësit do të jenë shkrirë. Ngrohim paraprakisht furrën në 180°. Ndajmë brumin në dy pjesë. Krijojmë 2 toptha brumi dhe e hapim me petës. Vendosim sipër petës së parë përbërjen, fusim vezët e ziera fare pak (ose të paziera por nuk do kenë të njëjtën formë) dhe sipër i hedhim një petë tjetër. E pjekim për 30 minuta në furrë ne temperaturë 180°.